Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj si dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara, të përfaqësuar nga Koordinatori i Përhershëm, Brian Williams, ku diskutuam mbi Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe zbatimin e parimeve të ekonomisë “green” .
Në fjalën e saj, ministrja Denaj shprehu përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur investimet në sektorët e gjelbër të ekonomisë dhe inovacionin në bujqësi me një fokus të veçantë në barazinë gjinore.
“Buxheti i shtetit është angazhuar me një normë rritjeje në shpenzimet buxhetore për barazinë gjinore. Në PBA 2019-2021 janë rreth 33 programe, 50% e buxhetit të të gjitha ministrive janë në linjë me proceset e buxhetimit gjinor. Mbështetja e tyre e vyer do të na ndihmojë gjithmonë të bëjmë një hap me tej drejt një Shqipërie më të mire”, ka deklaruar Denaj.