MENU
klinika

“Ishulli personal”

Ju mund të bëheni banori i shtatë!

03.10.2019 - 18:15

     Një qytet pa makina dhe vetëm me disa njerëz rreth e rrotull. Mos u çuditni! Në Islandë, me vetëm 6 banorë të përhershëm, ky është ishulli më i rehatshëm në botë.

Ishulli Flatey, që gjendet në bregun veri-perëndimor të Islandës, me gjatësi vetëm rreth 2 kilometra, ka arritur të zërë vendin e parë në listën e “Big 7 Travel”, për 50 ishujt e përzgjedhur të vitit 2020.

 

 

 

 

 

 

Vlerësimi për ishullin më të mirë është bazuar mbi numërimin e votave të lexuesve, publikimi i mëparshëm në media, por edhe nga përvojat e udhëtimit të vetë stafit.

Megjithëse, Flatey është thujse i fjtur në dimër, numri i vizitorëve arrin deri në 9,000 gjatë muajve të verës, ku turistët qëndrojnë në shtëpitë verore, duke “shijuar” numrin e vogël të popullsisë.

Në këtë ishull gjenden më shumë se 35 specie të ndryshme zogjsh, ndërkaq adhuruesit e natyrës mund të vëzhgojnë 150 specie lulesh apo bimësh, si dhe balenat që duken nga bregu.

 

 

 

 

 

 

Aty gjendet vetëm një hotel, “Flatey”, që hapet vetëm gjatë tri muajve të verës.

Ishulli njihet për bukurinë e vetmuar dhe bibliotekën, që është ndërtuar në vitin 1864 dhe është biblioteka më e vjetër në Islandë. Intersante për ata që duan të rrethohen nga sa më pak njerëz, apo jo?!..

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Meterlink nobelist i shumëfishtë

“Të gjallët janë të vdekurit me pushime”


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen