03.10.2019 - 19:28
Presidenti shqiptar Ilir Meta ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.
Shqipëria do vijojë të mbështetet fort në Gjermaninë mike dhe partnere strategjike.
Mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar, të gjithanshëm dhe të përhershëm që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe reformave demokratike! ?????