Valentina Pizzale, autore e televizionit RAI është arretsuar së fundmi në Itali, pasi kërcënonte ish-ambasadorin e BE në Shqipëri Ettore Seuqi.
“La Republica” raporton se 41-vjeçarja është lënë në arrest shtëpie. Ajo përndiqte dhe kërcënonte ish-diplomatin me telefonata dhe me mesazhe.
Seuqi dhe Pizzale kishinpasur një lidhje të fshehtë dhe të shkurtër së bashku, por ish-ambasadori kishte kërkuar ndarjen dhe ajo nuk donte ta pranonte këtë.
“Do ti tregoj të gjitha dhe do të shkatërroj”, ishte një nga mesazhet që ajo i kishte dërguar, ndërsa e kishte kërcënuar edhe se do t’i merrte kompaninë.
Ish-diplomati nuk dëshironte ta bënte publike lidhjen, por pas përfundimit të misionit në Pekin dhe vendosjes në Romë, situata u bë pak më e tensionuar.
Ettore Seuqi kallëzoi penalisht Valentina Pizzale dhe më pas kjo e fundit u dënua me “arrest shtëpie”.
Asaj nuk i lejohet të përdorë telefon apo rrjetet sociale.
Sequi është diplomat me kompetencë të njohur. Ai ka qenë për dy vite ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasador i Italisë në Kinë dhe për 4 vite Zëvëndësshef i Misionit të Ambasadës Italiane në Tiranë.