Angelina Jolie lindi më 4 qershor 1975 në Los Angeles, Kaliforni; lindur si Angelina Voight. Është një aktore amerikane. Bijë e aktorit Jon Voight dhe aktores Marcheline Bertrand.
Jolie e filloi karrierën duke vepruar me zell për një dekadë me një film me buxhet të ulët prodhimi. Roli i parë që ka luajtur si protagoniste ishte në filmin Hackers. Ajo u vlerësua nga kritikët për mënyrën e paraqitjes në filmin biografik dhe fitoi një Academy Award for Best Supporting Actress për performancën e saj në filmin Girl Interrupted.
Jolie ka arritur famën e saj më vonë në një film portretizues të një video loje si personazh heroik me emrin (Lara Croft) në Lara Croft: Tomb Raider dhe që atëherë e ka ngritur veten si një prej aktoreve më të mirënjohura dhe më të paguara në Hollywood Ajo ka pasur sukseset e saj më të mëdha komerciale me filmin aksion-komedi Mr. & Mrs. Smith dhe filmin e animuar Kung Fu Panda.
E divorcuar nga aktori Jonny Lee Miller dhe Billy Bob Thornton, gjithashtu është divorcuar nga Brad Pitt duke marrë në kujdestari të gjithë fëmijët e saj.
Derisa po e presim vazhdimin e “Maleficent”, në të cilin e luan sunduesen e së keqes, Angelina Jolie tha për “Elle” se botës i duhen më shumë’ femra të çuditshme dhe të liga’.
Në vend që t’u përgjigjej pyetjeve gazetareske në një intervistë klasike, aktorja legjendare vendosi t’i ndante vetëm mendimet e saj për revistën e popullarizuar.
“Çfarë me fuqinë e mendjes dhe trupit të lirë e cila konsiderohej shumë e rrezikshme përgjatë historisë?”, është pyetja me të cilën Jolie e fillon tekstin e saj dhe vazhdon: “Femrat mund të akuzohen për magji për shkak të një jete të pavarur seksuale, sepse flasin për politikë dhe religjion, ose vishen ndryshe. Po të kisha jetuar në kohërat e mëparshme, mund të isha djegur shumë herë thjesht për faktin që jam ajo që jam”.
Aktorja pastaj iu referua kushteve rigoroze në të cilat jetojnë shumë femra edhe sot.
“Në shumë vende, ta shohësh një femër duke vallëzuar ose duke kënduar në publik është e paligjshme. Vajzat iraniane që postojnë video duke vallëzuar e sfidojnë atë që ligji dhe dogmat fetare të atij vendi ende e konsiderojnë të papranueshme për femrat. Mendoni për 200 milionë gra dhe vajza të cilat sot kanë përjetuar gjymtim gjenital ose rreth 650 milionë gra dhe vajza në mbarë botën që martohen para moshës 18-vjeçare.
Mijëra gra dhe vajza vriten çdo vit nga anëtarët e familjes në të ashtuquajturat vrasje nderi. Ndërsa kur mijëra gra sudaneze këtë verë dolën në rrugët e Khartoum duke bërë thirrje për zgjedhje të lira në vendin e tyre, erdhi urdhri që të ‘shkatërrohen vajzat’, gjë që çoi në një seri përdhunimesh, të cilat i kanë kryer forcat e sigurisë. Asgjë nga kjo nuk i hedh poshtë ose i minimizon abuzimet e tmerrshme të burrave dhe djemve. Megjithatë, kur shikojmë në gjithë botën, duhet të pyesim – Pse po shpenzohet kaq shumë energji për t’i mbajtur femrat në një pozitë sekondare?”, shkruan Jolie.
Ajo thekson se botës i duhen më shumë femra të rrezikshme, të cilat thjesht janë të lodhura nga padrejtësia dhe abuzimi. Siç thotë ajo, nëse “e ligë” konsiderohet një femër që nuk heq dorë dhe nuk pranon t’i ndjekë rregullat dhe kodet dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga zëri dhe të drejtat e saj, atëherë kemi nevojë për më shumë femra të liga.
“Nuk zgjohen femrat çdo mëngjes me dëshirën për të luftuar. Ne duam të jemi në gjendje të jemi të këndshme dhe të kujdesen për ne, gracioze dhe të dashura. Jo të gjithë kanë lindur për të luftuar. Dhe ne nuk kemi fuqi magjike. Ajo që e kemi është aftësia për ta mbështetur njëra-tjetrën dhe të punojmë me shumë meshkuj të pabesueshëm që i vlerësojnë dhe respektojnë femrat si të barabarta me ta”, theksoi Jolie.
T’ju rikujtojmë, aktorja 44-vjeçare konsiderohet një nga aktivistet e mëdha të të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtat e femrave. Ajo vitin e kaluar i bëri thirrje NATO-s që t’i bashkohet luftës kundër përdhunimit, si pjesë e fushatës së saj ndërkombëtare për t’i mbrojtur të drejtat e grave.
“Me dashuri të gjitha femrave dhe meshkujve të ligë që i kuptojnë ato”, janë këto fjalët me të cilat Jolie e përmbylli artikullin e saj për “Elle”.
Një ndër më fjalimet më prekëse që aktorja ka bërë ishte ajo për luftën me kancerin.
Angelina Jolie, ka ndërrmarë kohë më parë një hap të paprecedentë – ajo vendosi të largonte të dy gjinjtë për shkak të rrezikut nga kanceri. Tani mendohet se ajo duhet të largojë edhe mitrën, po ashtu për shkak të rrezikut të kancerit. Angelina Jolie, tregon për luftën e saj për parandalimin e kancerit, duke transmetuar një mesazh inspirues për të gjitha femrat anë e mbanë botës.
Fjalimi i Angelina Jolie:
Nëna ime luftoi kancerin për më shumë se një dekadë dhe ajo vdiq në moshën 56 vjecare. Ajo u mbajt mjaft gjatë për të parë dhe për të mbajtur në duar nipin e saj të parë. Por, fëmijët e mi të tjerë nuk do të kenë kurrë rastin ta njohin atë dhe të shohin se sa e dashur dhe mirë ishte ajo.
Ne shpesh flasim për ‘Mamin e mamit’, dhe mua më duhet të gjej një mënyrë për t’ua spjeguar sëmundjen që e largoi atë prej nesh. Ata më kanë pyetur nëse e njëjta gjë mund të më ndodhë edhe mua. Unë gjithmonë u kam thënë atyre të mos brengosen, por e vërteta është se unë mbaj një gjen të ‘gabuar, BRCA1, që në masë të madhe e rrit rrezikun e krijimit të kancerit në gjinj dhe të mitër.
Mjekët e mi kanë konstatuar se unë kam pasur një rrezik prej 87 për qind për të fituar kancerin e gjirit dhe një rrezik prej 50 për qind për kancer në mitër edhe pse rreziku është i ndryshëm, dallon nga femra. Vetëm një pjesë e kancerëve të gjirit rezultojnë nga mutacioni i gjeneve. Femrat me gjendin BRCA1 kanë mesatarisht 65 për qind të gjasave për të fituar kancerin e gjirit.
Kur e kuptova se ky është realiteti im, unë vendosa të jem proaktive dhe të zvogëloj rrezikun sa më shumë që kam mundur. Unë vendosa të kem një largim të dyfishtë të gjinjve. Unë fillova me gjinjtë, pasi rreziku për kancer të gjirit është më i madh se sa për kancer në mitër dhe se operacioni është më kompleks.
Më 27 prill, unë mbarova procedurat mjekësore tri-mujore sa i përket largimit të gjinjve. Gjatë kësaj kohe, kam qenë në gjendje të mbaj këtë privatisht dhe të vazhdoj me punën time.
Por, tani po shkruaj për këtë sepse shpresoj që femrat tjera mund të përfitojnë nga përvoja ime. Kanceri është ende një fjalë që ngrit frikën në zemrat e njerëëzve, duke prodhuar një sens të thellë të të qenurit të pafuqishëm. Por, sot është e mundur që me anë të një testi të gjakut të kuptoni nëse jeni në rrezik për kancer të gjirit apo të mitrës dhe më pas të ndërrmerni veprimet adekuate.
Procesi im filloi më 2 shkurt, me një procedurë të quajtur ‘anulim i thithkëve’, që e përjashton mundësinë e sëmundjeve prapa thithkëve dhe zmadhon qarkullimin e gjakut në këtë zonë. Kjo shkakton dhimbje dhe të gërvishura, por rrit gjasat për të shpëtuar thithkët.
Dy javë më vonë unë kam pasur një operacion të madh, ku gjinjtë janë larguar dhe janë mbushur me plotësues artificial. Ky operacion mund të shkojë deri në tetë orë. Ju zgjoheni me tuba artificial dhe gjinjë artificialë në gjoksin tuaj. Duket sikur një skenë e filmave fantastiko-shkencorë. Por, disa ditë pas operacionit ju mund t’i ktheheni jetës normale.
Nëntë javë më vonë, operacioni përfundimtar u kompletua me rekonstruksionin e gjinjve me një implant. Ka pasur shumë përparime në këtë procedurë viteve të fundit dhe rezultatet mund të jenë të bukura.
Unë kam dashur të shkruaj këtë letër që t’u tregoj femrave tjera se vendimi për të larguar gjinjtë nuk ishte i lehtë. Por, është një vendim të cilin jam e lumtur që e mora, që e bëra. Gjasat për krijimin e kancerit të gjirit tani janë zvogëluar nga 87 për qind, në 5 për qind. Unë mund t’u them fëmijëve të mi se nuk kanë nevojë të frikësohen se mund të më humbasin për shkak të kancerit të gjirit.
Po ashtu, ata nuk mund të shohin ndonjë gjë që mund t’i bëjë të ndihen keq. Ata mund të shohin të gërvishura të vogla, dhe kjo është e tëra. Pjesa tjetër është ‘Mami’, e njëjta që ka qenë gjithmonë. Dhe, ata e dinë se unë i dua dhe se do të bëj të gjithcka për të qenë me ata sa më gjatë që mundem. Shkurt, nuk ndihem më pak femër se sa femrat tjera. Unë ndihem e fuqishme që mora një vendim të fortë që në asnjë mënyrë nuk e shuan feminitetin tim.
Jam me fat që kam një partner, Brad Pittin, i cili është aq i dashur dhe mbështetës. Kështu, u them të gjithëve që kanë një bashkëshorte apo të dashur që po kalon nëpër këto momente se ju jeni pjesë shumë e rëndësishme e këtij tranzicioni. Brad ishte cdo të vetmin minut në qendrën e gjirit Pink Lotus, aty ku unë jam trajtuar dhe jam operuar. Ne kemi arritur të gjejmë momente për të buzëqeshur së bashku. Ne e kemi ditur se kjo është gjëja e duhur për të bërë për familjen tonë dhe se do të na afonte edhe më shumë. Dhe ashtu edhe ndodhi.
Për secilën femër që lexon këtë, shpresoj që do t’iu ndihmojë që të kuptoni se keni mundësi. Unë dua të enkurajoj secilën femër, sidomos nëse keni një histori familjare të kancerit të gjirit apo të mitrës, që të kërkoni informacione dhe të pyesni ekspertët mjekësorë që mund t’iu ndihmojnë të kaloni këtë aspekt të jetës tuaj e t’ju informojnë për zgjidhjet që ju i keni në dorë.
Unë e di se ka shumë mjekë të mrekullueshëm që po punojnë në alternativa më të mira për këtë operacion. I gjithë operacioni im do të publikohet në faqen zyrtare të qendrë së gjirit Pink Lotus. Unë shpresoj që kjo do t’i ndihmojë femrat tjera.
Kanceri i gjirit vret 458 mijë njerëz në vit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë – shumica në vende me të ardhura të ulëta apo të mesme financiare. Duhet që të bëhet prioritet që të sigurohemi që sa më shumë femra mund të bëjnë testimin e gjeneve dhe të marrin trajtimet që shpëtojnë jetën e tyre, pa marrë parasysh mendimet e tyre dhe prapavijën, ku do që jetojnë. Kostoja prej 3000 dollarësh për testimin e gjeneve dhe kërkimin BRCA1 dhe BRCA2 në SHBA mbetet një pengesë shumë e madhe për femrat.
Unë zgjodha që të mos e mbaj tregimin tim në mënyrë private, sepse ka shumë femra që nuk e dinë se ato mund të jetojnë në hijen e kancerit. Shpresoj që ato gjithashtu do të jenë në gjendje që të testojnë gjenet dhe nëse ato kanë rrezik të lartë, të dinë se kanë opsione të forta.
Jeta vjen me shumë sfida. Ato që nuk na frikësojnë janë ato që mund t’i përballemi dhe mund t’i marrim nën kontroll.