MENU
klinika

Ulet deficiti tregtar

Eksportet arrijnë në 1.6 miliardë euro

17.09.2018 - 12:55

Eksportet shqiptare u rritën përsëri në muajin gusht, me 10.4% më shumë krahasuar me një vit më parë. Sipas Institutit të Statistikave, për tetëmujorin, vlera totale e eksporteve arriti në 205 miliardë lekë ose rreth 1.6 miliardë euro.

Krahasuar me tetëmujorin 2017, eksportet janë rritur me 16.1%. Eksportet mbështeten më së shumti nga sektori i fasoneve dhe grupi “tekstile dhe këpucë” në tetë muaj eksportoi mallra për vlerën e 82 miliardë lekëve. Kjo përbën 40% të të ardhurave totale nga eksportet në ekonominë shqiptare. Rritja e eksporteve këtë vit është mbështetur ndjeshëm edhe nga prodhimi i lartë i energjisë elektrike, sidomos në gjysmën e parë të vitit.

Rritja e eksporteve bëri që ekonomia shqiptare të ulë deficitin tregtar gjatë muajit gusht. Deficiti u ul me 10.3% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Për tetë muajt e parë të vitit, bilanci i tregtisë së mallrave ishte negativ në vlerën e 211 miliardë lekëve, por deficiti është ulur me 5.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat e gushtit rikthejnë pjesërisht optimizmin për një kontribut më të lartë të eksporteve në rritjen ekonomike gjatë këtij viti.

Në fakt, pritshmëritë në këtë drejtim për gjysmën e dytë të vitit nuk janë shumë pozitive. Banka e Shqipërisë pret që ndikimi i eksporteve neto në rritjen ekonomike të jetë më i ulët, për shkak të rritjes së pritshme të importeve dhe deficitit, si rezultat i përmirësimit të kërkesës së brendshme. Për gushtin, importet u ulën me 2.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa për gjithë tetëmujorin, Shqipëria importoi mallra në vlerën e 416 miliardë lekëve, në rritje me 4% me bazë vjetore. Importet rezultojnë në rritje në të gjithë grupmallrat, me ritmet më të larta në grupin e makinerive dhe pajisjeve, si edhe të karburanteve.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa është rritur vlera e importeve

Importuesit më të mëdhenj në botë për 2018


Deri në mars janë regjistruar 716 mijë autovetura

1 në 4 persona ka një makinë në Shqipëri!

Nga “taksa” e tërmetit tek energjia

Banka Botërore gati kredi tjetër 80 mln USD

Biznesi do investime, qytetarët shtëpi

Më shumë borxhe! Në 3 muaj bankat dhanë 814 mln €!

Shembujt dhe burimi i konfuzionit për shpenzimet

Sa është fatura e tatimit për profesionistët e lirë?

Do të krijohet skemë e re për profesionistët

Ndryshimi drastik që do të ndodhë me pensionet