MENU
klinika

Flet Sekretari amerikan i Mbrojtjes

Rusia, një rrezik i shtuar për Maqedoninë”

17.09.2018 - 15:27

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA.-së Jim Mattis ka akuzuar Moskën për përhapjen e dezinformatave në Maqedoni përpara referendumit për ndryshimin e emrit të vendit. Ndryshimi mund të çojë në hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA.-së Jim Mattis tha ditën e sotme se “nuk ka dyshim” se Moska po financon grupe pro-ruse për të ndikuar në referendumin për ndryshimin e emrit të vendit që do të zhvillohet më vonë këtë muaj e që mund të çonjë në anëtarësimin në NATO dhe BE.

“Ata po japin para dhe po bëjnë edhe fushata për të influencuar tek shtetasit maqedonas lidhur me referendumin”, u tha Mattis gazetarëve në kryeqytetin maqedonas Shkup.

 James Mattis

Maqedonasit do të votojnë më 30 shtator nëse do të ndryshojnë emrin e vendit. Referendumi vjen pas një marrëveshjeje me Greqinë fqinje, e cila ka bërë thirrje për ndryshimin e emrit, pasi Maqedonia është gjithashtu emri i një rajoni grek.

“Ne nuk duam që Rusia të bëjë në Maqedoni atë që është përpjekur të bëjë në shumë vende të tjera”, tha Mattis, duke shtuar se ai nuk ishte i sigurt se sa shumë Rusia po ndërhynte në këtë çështje.

Nuk është hera e parë që Rusia është akuzuar për ndërhyrje të tilla. Në korrik, Greqia dëboi dy diplomatë rusë dhe ndaloi dy njerëz të tjerë të hynin në vend me dyshimin se po përpiqeshin të korruptonin zyrtarët dhe të nxisnin protesta kundër marrëveshjes.

Ndërkohë, Mattis është politikani i fundit perëndimor që ka vizituar Shkupin. Më 9 shtator, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se shpresonte që maqedonasit të votonin për ndryshimin e emrit dhe të fillonin bisedimet me NATO dhe BE, pasi Gjermania kishte “një interes të fortë për një rajon të qëndrueshëm” dhe se “Ballkani Perëndimor është thelbësor për stabilitetin e Bashkimit Evropian. ”

Si NATO dhe BE kanë thënë se Maqedonia mund të fillojë bisedimet e pranimit në qoftë se marrëveshja me Greqinë zbatohet.

Kryeministri Zoran Zaev është dakord lidhur me ndryshimin e emrit, ndërsa nacionalistët dhe presidenti Gjorge Ivanov e kundërshtojnë atë.

Moska nuk e mbështet këtë marrëveshje sepse do të zvogëlonte ndikimin rus në bllokun ish-lindor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’

Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës


Nga fansi i Putinit tek “Dr. Oz”

Më të rrezikshmit në kabinetin e Donald Trump

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!

SPD në krizë: Olaf Scholz apo Boris Pistorius

Cilin do të zgjedhin kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit?