MENU
klinika

Gafa e lojës

“FIFA 20” ekspozon të dhënat personale të përdoruesve!

06.10.2019 - 13:06

Siguria në internet dhe sidomos siguria e të dhënave personale ka qenë gjithmonë një prej problemeve kryesore për përdoruesit.

Ekspozimi dhe shpërndarja e të dhënave personale nga kompanitë dhe faqet e internetit është e dënueshme me ligj pasi cënojnë privatësinë e përdoruesve.

Dhe jo në pak raste ka ndodhur që këto të dhëna të shpërndahen, me ose pa qëllim nga kompanitë ku dhe rasti më i fundit vjen nga një videolojë siç është loja e futbollit Fifa20.

Kompania që qendron pas kësaj videoloje, EAsports, është duke hetuar se përse të dhënat personale të lojtarëve që i vendosin gjatë lojës janë shpërndarë.

Një prej aseteve të Fifa20 është të luajturit online me lojtarë nga e gjithë bota, por më parë duhet krijuar një llogari duke futur të dhënat personale si emri, mbiemri, adresa e email.

Por së fundmiky aset ka pësuar një defekt duke i bërë publike të gjitha këto të dhënat tek lojtarët e tjerë.

Sipas kompanisë EAsports rezultojnë rreth 1,600 raste të këtij problemi. Ato deklarojnë se e kanë gjetur shkakun dhe se janë duke punuar për ta rregulluar dhe janë të gatshëm të pranojnë dënimin nga institucionet rregullatore.