MENU
klinika

Kurti flet për formimin e qeverisë

“Do kemi një ministër nga komuniteti serb”

08.10.2019 - 08:23

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se do të fillojë bisedimet me politikanët serbë në Kosovë sapo të marrë postin e kryeministrit, por mohoi të fliste me Listën Serbe, e cila mbështetet nga Beogradi.

Duke folur pët median serbe “N1”, Kurti ka thënë se sipas Kushtetutës së Kosovës ata duhet të kenë të paktën një ministër nga komuniteti serb, por ka theksuar se nuk do të ketë marrëveshje me Listën Serbe. “Kushtetuta jonë thotë se duhet të ketë të paktën një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë. Por Kushtetuta nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqendrojmë prioritetet tona në pakicat si komunitete, jo si parti”, ka thënë Albin Kurti.

Më tej, kreu i Vetëvendosjes ka shtuar se dy vendet kanë nevojë për dialog dhe do të rishikohen të gjitha marrëveshjet e mëparshme pasi ata ndikojnë në jetën e qytetarëve të Kosovës.

“Kemi nevojë për një dialog rreth dialogut. Ne duhet ta përgatisim mirë dialogun, sepse nuk mund të dështojmë përsëri, sepse do të kushtojë shumë. Do të shohim edhe ato 33 marrëveshje që kemi pasur nga 2011-2017, çfarë është përmbushur dhe çfarë jo dhe cilat janë ndikimet në jetën e njerëzve në Kosovë dhe një ditë do të fillojmë një dialog me Serbinë, i cili duhet të ketë parime të mira të forta”, është shprehur Albin Kurti.

Kurti deklaroi se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe nuk ishte politikë e partisë së tij, por se angazhohet për reciprocitet të plotë në të gjitha fushat në favor të fqinjësisë së mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albin Kurti paralajmëron protesta masive

“Po nxjerrin Kosovën në shitje”

Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi