MENU
klinika

Negociatat

“Gratë e Ramës” letër Holandës

08.10.2019 - 17:17

Dhoma e Ulët në Holandë do të dikutojë sot në orën 20:30 për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Gjithashtu sot do të diskutohet dhe liria e mediave referuarar rastit të Bechetit dhe investimet e huaja holandeze në Shqipëri.

Ndërkohë sot ministret e qeverisë i dërguan një letër qeverisë dhe parlamentit holandez për t’i thënë “Po” hapjes së negociatave. Ato i kërkojnë Holandës t’i njohë Shqipërisë arritjet ashtu siç bëri edhe Gjermania pak ditë më parë.

Ato shprehen se në Shqipëri ka një admirim për Holandën, si një komb me tradita të mëdha dhe një rekord të guximit politik e tolerancës shoqërore ndërsa vënë në dukje bashkëpunimi Shqipërisë dhe Holandës në luftën kundër krimit të organizuar, që sidomos vitin e kaluar ka qenë më i thellë se kurrë më parë.

“Ju lutem pranoni këtë letër nga ministret e qeverisë shqiptare. Ashtu siç shkruhet në këtë letër ne jemi krenare të ndajmë me ju faktin që vetëm pak ditë më parë , OKB-ja e njohu Shqipërinë si njërën prej pesë vendeve të globit me kabinetin më të balancuar gjinor. 8 nga 15 ministritë në Shqipëri drejtohen nga ministre gra.

Si nëna, si motra dhe si gra që luftojmë për familjet tona dhe vendin tonë, ne do të donim të shtronim me ju një çështje që na shqetëson shumë të gjithëve, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët- perspektiva evropiane e vendit tonë.

Ne në Shqipëri kemi një një admirim për Holandën, si një komb me tradita të mëdha dhe një rekord të guximit politik e tolerancës shoqërore. Ju jeni vendi i parë në botë që legalizoi abortin.

Shpresojmë ta kuptoni se sa e vështirë është beteja jonë, të cilën nuk mund ta fitojmë të vetëm, dhe disa nuk duan që ne ta fitojmë, përfshirë dhe një pjesë këtu në vendin tonë.

Dështimi i përpjekjeve tona për të çelur bisedimet e anëtarësimit është çmimi më i madh për këto forca të errëta. Ne nuk kërkojmë që të ndryshoni pikëpamjet tuaja, thjesht duam që të bashkoheni me kombet e tjera të Europës duke i shtrirë dorën Shqipërisë dhe të na lejoni t’i çojmë këto përpjekje tonat në të një tjetër nivel”, thuhet ndër të tjera në letër.

Ç’përmban ligji i ri për studentët e Mjekësisë

Tre vite punë të detyruar ose paguajnë tarifën e plotë të studimit!

“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!