Ka përfunduar diskutimi në parlamentin holandez për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Me sa duket nuk ka ndryshim të qëndrimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ndonëse nuk ka mocion të ri, holandezët i qëndrojnë atij të muajit qershor, kundër hapjes së negociatave.
Anëtarët e komisionit për çështjet europiane në parlamentin e Holandës kanë dëgjuar pasditen e sotme qëndrimin e qeverisë përmes ministrit për Punët e Jashtme, Stef Blok.
Ministri Blok ka parashtruar qëndrimin, tashmë të njohur se është e parakohshme çelja negociatave me Shqipërinë.
Megjithatë më komisionin për Europën u tha se nuk do të ketë veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord.