MENU
klinika

Rusia kundër referendumit

‘Nuk kemi informata për ndikime ruse në Maqedoni’

17.09.2018 - 17:55

Në një konferencë për mediat në Shkup, kryeministri Zoran Zaev u shpreh se nuk ka informacion për ndikime të mundshme ruse në çështjen e referendumit, por theksoi se Moska është shprehur qartë gjithmonë kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, por jo edhe kundër anëtarësimit në Bashkimit Evropian.  

Federata Ruse është mike e Maqedonisë dhe ajo nuk ka asgjë kundër integrimit të Maqedonisë në BE, por është kundër anëtarësimit në NATO. Ketë e thonë shumë qartë. Ne po tentojmë të sqarojmë se për ne nuk ekziston alternativë, përveç integrimit të tërësishëm në NATO dhe BE” – deklaroi Zoran Zaev.

Komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn, i pranishëm në konferencë, tha se informimi cilësor është shumë i rëndësishëm në rezultatin e referendumit dhe se lajmet e rreme mund ta dëmtojnë procesin dhe të ardhmen e vendit. Hahn ftoi qytetarët që më 30 shtator ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. 

Ky kontekst i veçantë politik mund të shërbejë si një shembull pse informimi cilësor është aq i rëndësishëm. Informimi cilësor i ndihmon qytetarët të marrin një vendim duke qenë të mirë-informuar. Të gjitha mediat duhet të angazhojnë përpjekjet për të informuar rreth përmbajtje së Marrëveshjes për emrin, të ngritin vetëdijen e opinionit për rëndësinë e shfrytëzimit të të drejtës demokratike për të votuar. Unë vetëm mund t’i ftoj të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë referendum, sepse secila votë vlen” – u shpreh Johanes Hahn, Eurokomisioneri për Zgjerim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet Sekretari amerikan i Mbrojtjes

Rusia, një rrezik i shtuar për Maqedoninë”