MENU
klinika

Parashikimi

Moti “merr kthesë” ditën e sotme, si pritet të jetë

10.10.2019 - 08:13

Moti i kthjellët në vend ndikuar nga masat ajrore të qendrueshme, do të marrë një kthesë ditën e sotme.

Kthjellimet e orëve të mëngjesit, do të pasohen me shtim të vranësirave në bregdet e veriperëndim të vendit.

Reshjet e shiut, në mesditë e pasdite do të përfshijnë veriperëndimin e gati të gjithë bregdetin me intensitet të ulët. Përkohësisht në veriperëndim, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar me një valëzim 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 9ºC deri në 23ºC

zonat e ulëta 13ºC deri në 29ºC

zonat bregdetare 15ºC deri në 27ºC