MENU
klinika

Nga Financial Times

Brexit, udhëtimi pa fund i Britanisë

10.10.2019 - 12:58

Në vitin 1933, Joseph Goebbels deklaroi se, “Struktura moderne e shtetit gjerman është forma më e lartë e demokracisë, në të cilën, qeveria ushtrohet në mënyrë autoritare dhe nuk ka mundësi për ndërhyrje parlamentare, që bën të paefektshëm ekzekutimin e vullnetit të kombit.

Johnson u përpoq të parandalonte “ndërhyrjen parlamentare” në negociatat për Brexit, duke e pezulluar atë për pesë javë. Ai kundërshtoi vendimin unanim të Gjykatës Supreme se vendimi ishte i paligjshëm.

Më e keqja nga të gjitha, ai planifikon që zgjedhjet e ardhshme të jenë si një betejë e “njerëzve kundër parlamentit”.

Si arriti Mbretëria e Bashkuar në një moment në të cilin kryeministri i saj e konsideron parlamentin si një pengesë?

“Brexit do të thotë Brexit” është ndoshta fjalia më idiote e shqiptuar ndonjëherë nga një kryeministër britanik. Por ishte gjithashtu gjithçka që mund të thuhej.

Përkundër asaj që mendojnë mbështetësit e Brexit, përfshirja parlamentare nuk është një ndërhyrje e pajustifikuar.

Ndër arsyet më të rëndësishme për këtë përfundim është refuzimi, veçanërisht nga ana e Brexit, për tu përpjekur të kuptojnë BE-në. Ata duhej të kuptonin se BE është një projekt ekzistencial për anëtarët e saj, jo vetëm një marrëveshje tregtare. Zbatimi i ligjit evropian, nën Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, është pjesë kryesore e këtij projekti.

Plani i qeverisë, në të cilin Irlanda Veriore do të jetë brenda sistemit rregullator të BE për mallrat, do të refuzohet. Ai gjithashtu përfaqëson një refuzim të angazhimeve të Mbretërisë së Bashkuar për vitin 2017 në kufirin irlandez. Kjo është e sigurt se ka dobësuar më tej besueshmërinë e Britanisë.

Pra, çfarë ndodh nëse nuk bihet dakord për një marrëveshje përpara 31 tetorit?

Një mundësi do të ishte të përpiqeshin të ratifikonin marrëveshjen e Theresa May.

Kjo do të lejonte Mbretërinë e Bashkuar dhe BE të negocionin një marrëdhënie të re. Kjo gjithashtu do të nënkuptojë një kompromis midis atyre që duan të largohen dhe atyre që duan të qëndrojnë. Por duket e pamundur.

Një mundësi e dytë është një tjetër referendum.

Kjo do të ishte mjaft e vështirë. Për mua, një tjetër referendum është alternativa më pak e keqe. Por ka rreziqe të mëdha.

Me fushatën e Johnson kundër parlamentit, mund të ketë pasoja të rënda në periudha të shkurtra dhe të gjata. Por mund të zgjidhë përkohësisht çështjen Brexit.

Megjithatë, çështja tani nuk është vetëm Brexit. Partia Konservatore është bërë një parti nacionaliste angleze, duke shkaktuar zemërim. Mallkimi i politikës ekstremiste sapo ka filluar.

Pasi njerëzit i shohin kundërshtarët si “tradhtarë” të një “populli” imagjinar, demonët e urrejtjes janë zgjuar. Brexit i zgjoi. Johnson, i ndihmuar nga Nigel Farage dhe partia e tij Brexit, do të kërkojnë të fitojnë duke i çliruar ata.

Ata janë të sigurt se do të bëjnë ‘kërdi’ për një kohë shumë të gjatë.

Martin Wolf, Financial Times