Kryetari i Partisë Demokratike nëpërmjet një videoje iluestruese ka publikuar në facebook 5 rregullat kryesore të vetingut të politikanëve.
“Vettingu i politikes nuk do te behet nga politika dhe do te kete monitorim nderkombetar”, thuhet nga Basha.
1-Vetingun e politikanëve nuk do ta bëjë politika, nuk do ta bëjë Kuvendi
2-Struktura e vetingut do të përbëhet nga profesionistë të pavarur nga politika
3-Vetingu i politikanëve do të ketë mbikqyrje ndërkombëtare
4-Vetingu i politikanëve do të jetë krejtësisht i pavarur nga ai i drejtësisë
5-Vetingu i politikanëve do të jetë i thjeshtë dhe transparent si dekriminalizimi, i cili nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.