MENU
klinika

Do i mungojë fansave

Rina merr vendimin drastik pas 2 vitesh në muzikë

12.10.2019 - 12:26

Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj, e cila shpesh është bërë edhe kryefjala e mediave për shkak të sherreve me Tayna-n, ka marrë sot një vendim drastik.

Pas 2 vitesh aktive në muzikë, ajo ka vendosur të bëjë një pushim.

Sipas “lajmi.net”, motra e Rinës, Rudina, e ka bërë të ditur këtë lajm në InstaStory-n e saj, duke treguar edhe arsyen që e ka shtyrë Rinën të marrë këtë vendim.

“Rina nuk do të jetë aktive për një kohë të caktuar për arsye personale, faleminderit per mirëkuptimin.”- ka shkruar motra e reperes.

Ky lajm me siguri i ka merakosur fansat e Rinës, e cila ende nuk dihet se sa gjatë ka ndërmend të qëndrojë larg muzikës dhe rrjeteve sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspozita e parë jashtë Kosovës

“Ditët e artistëve romë në telajo”


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën