Shkrimtari Zija Çela, zhvilloi një takim me nxënës të klubit të librit, nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi”. Shkas, veç të tjerash, u bë diskutimi mbi librin me tregime nga autori: “Princi i buzëqeshjes”.
Një bisedë me ngjyrat kureshtare të moshës, e solli shkrimtarin për t’iu kujtuar të rinjve, se çfarë vlen më shumë në jetë, janë shumë më pak sesa duket.
“Me dasht, me besu tek vetja, me fal buzëqeshje”, – këtë mesazh u dha gjimnazistëve, autori i mirënjohur Zija Çela, fitues në vite i disa çmimeve letrare.
Biseda, që solli në vëmendje fillesat e tij si shkrimtar,apo edhe pushtetin e një shkrimtari, nuk la pa cekur as nobelistin e saposhpallur, Peter Handke dhe çmimin e tij shumë të diskutuar.
Zija Çela, u shpreh për Nobelin: “Juria e Nobelit hodhi në erë paturpësisht moralin e vet, duke iu kundërvënë moralit të njerezimit, atij që është nënshkruar edhe në Kartat e OKB. Prandaj, Handken ka juria, Bota ka Kadarenë. Madje, në katin ma të epërm, atë të nivelit Mbinobel, në shoqërinë e Borgesit, Tolstoit, etj.