MENU
klinika

Projekti me dyshime

Gjigantët e pagesave online braktisin projektin e Facebook për “Libra”

13.10.2019 - 13:13

Mastercard, Visa, eBay dhe Stripe janë tërhequr nga përpjekja e Facebook për projektin “Libra”.

Lëvizja e tyre vjen pas tërheqjes së Paypal, siç raportoi Financial Time javën e shkuar.

Kjo është një goditje e rëndë për planet e rrjetit shoqëror që donte ta niste Libran si monedhë ndërkombëtare për t’u përdorur në internet.

Projekti ka pasur vëzhgime të detajuara nga ligjvënës e politikanë, sidomos në SHBA.

Drejtuesi i Facebook, Mark Zukerberg, do të diskutojë projektin “Libra” më 23 tetor me anëtarët e Komisionit të Shërbimeve Financiare nga kongresi amerikan.

Ligjvënësit kanë ngritur shumë pyetje në lidhje me Libran, si për shembull rreziku i madh për të ofruar një platformë për pastrimin e parave.

Mercado Pago, një kompani pagesash në Amerikën Latine, po asthu është tërhequr, duke lënë me Libran vetëm PayU, kompaninë holandeze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”