MENU
klinika

Ish-numri 1 në botë

Vendimi i papritur i tenistes Maria Sharapova

18.09.2018 - 09:18

Kur të gjithë tifozët e tenisit prisnin “shpërthimin” e ish-numrit një në botë Maria Sharapova, sezoni sportiv i ruses mund të konsiderohet i mbyllur. Tenistja 31-vjeçare ka marrë vendimin për të mos luajtur në 3 turnetë që zhvillohen në muajin tetor.

Sharapova ka vendosur të mos luajë në Pekin, Tianjin dhe Moskë, turne ku edhe ka fituar më parë në karrierën e saj, duke u tërhequr pa dhënë asnjë arsye.

Sipas menaxherit të saj, tenistja ruse ka nevojë për të pushuar dhe për të rikuperuar energjitë, pasi ka rreth 16 vite që luan si profesioniste dhe kërkon të jetë në formë kur të nisë viti 2019.

sharapova maria us open
sharapova maria us open

Ndeshja e fundit e tenistes ruse është ajo e humbur ndaj spanjolles Carla Suarez Navarro në turin e katërt të US Open.

Sharapova, aktualisht ndodhet në vendin e 24-t të renditjes botërore dhe nuk do të ketë probleme për të luajtur në janar në Australian Open, pasi është mes më të mirave në botë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin