Porsche prezantoi ditën e Hënë Taycan 4S, versionin e tretë të makinës plotësisht elektrike.
Modeli 4S do të ofrojë një opsion me më shumë bateri dhe është i ngjashëm me modelin Taycan prezantuar në Shtator. Në brendësi të makinës është e njëjta shasi dhe amortizim i modelit Taycan. Por ky version është më i lehtë, më i lirë dhe më i ngadaltë sesa modelet e rangut të lartë prezantuar vetëm 7 javë më parë.
Vetë Porsche ka konfirmuar se do të shesë disa versione të makinës. Në Shtator prodhuesi Gjerman tregoi pamjen e parë të Taycan Turbo S dhe Taycan Turbo me çmime bazë prej 185 mijë dhe 150 mijë dollarësh.
Ndërsa modeli 4S është 80 mijë dollarë më i lirë. Ai vjen me dy modele baterish prej 79.2 kWh dhe çmim prej 104 mijë dollarësh dhe 429 kuaj fuqi.
Ndërsa modeli i dytë i performancës kushton 110 mijë dollarë me bateri 93.4kWh dhe 563 kuaj fuqi. Të dy Taycan-ët pershpejtojnë nga 0-100km/h në 3.8 sekonda. Por nuk maten me Turbo S që ka 616 kuaj fuqi dhe 0-100km/h për 2.6 sekonda.
Porsche nuk dha informacion për distancat që përshkon modeli i ri me baterinë e plotë.