MENU
klinika

E rëndë!

Ish-gruaja akuzon aktorin e njohur për vrasje

15.10.2019 - 15:27

Aktori i njohur Jeremy Renner u divorcua nga bashkëshortja e tij, Sonni Pacheco vetëm 10 muaj pas martesës.

Në fillim u tha se çifti u nda për mospërputhje karakteri, megjithatë së fundmi ka ndryshuar historia.

Sonni akuzon ish-bashkëshortin e saj për vrasje të mbetur në tentativë dhe të paramenduar.

“TMZ” ka siguruar dëshminë që ajo ka dhënë për gjykatën dhe historia duket shokuese.

Sonni Pacheco ka treguar se aktori dëshironte ta zhdukte nga faqja e dheut, pasi e kishte parë atë në një club nate.

Gjithashtu, ajo tha se një dado e dëgjoi Renner të thoshte se do të shkonte në shtëpinë e saj për ta vrarë, sepse sipas tij vajza Ava, më mirë të mos ketë asnjë prind sesa të ketë Sonni-n si nënë.

Tashmë Pacheco kërkon kujdestari të plotë të vajzës së tyre 6-vjeçare, Ava.