Barbana Dini ka plotësuar ëndrrën e lënë përgjysmë nga vëllai i saj i ndjerë, Ergi Dini i cili u nda nga jeta 3 vite më parë.
Këngëtarja ishte e ftuar sot në emisionin e Rudina Magjistarit, ku foli për projektin e ri të saj që do të publikohet sot në ditën e lindjes së Ergit, i cili do të mbushte 25 vite nëse do të ishte mes nesh.
“Njeriu e ka të vëshitrë të kapërcejë humbjen. Është shumë e trishtueshme shumë e dhimbshme dhe jeta e humb motivin kështu që duhet ta kërkosh ta gjesh që të vazhdosh. Ergi është gjithmonë në kujtesën tonë”, u shpreh ai.
Barbana tregoi se kënga kishte rreth 4 vite që ishte gati në studio, pasi Ergi kishte punuar me muzikën dhe tekstin. Ajo shtoi se mezi priste ta publikonte këtë video dhe pas kaq vitesh mbajti një premtim publik që ishte shumë i vështirë për të.
Kënga është duet dhe gjithçka është realizuar nga Ergi. Pjesa e Barbanës në këngë është përshtatur me mjeshtëri nga Pandi Laço.
Barbana ka lënë titullin që kishte zgjedhur vetë Ergi, “Ku je” dhe zëri potencial i vëllait të saj dëgjohet fuqishëm në këngë.