Pas barazimit dramatik me Norvegjinë, Spanja ka bërë sërish me “zemër” tifozët e vet, teksa ka barazuar në kohën shtesë në Suedi, me rezultatin 1-1.
Një humbje do të komplikonte kreun e grupit, pavarësisht se dy sfidat e fundit spanjollët i kanë në shtëpi (me Maltën dhe Rumaninë). Kualifikimi tashmë nuk është problem për spanjollët.
Suedia ka mbajtur vendin e dytë në Grupin F, por ndjen rrezikun nga poshtë, pasi Rumania është vetëm një pikë më pak, pas barazimit 1-1 ndaj Norvegjisë.
Italia ka bërë detyrën në transfertë me Lihteshtejnin me fitoren 5-0. Ishte fitorja e 8-të në 8 ndeshje, duke kryesuar me pikë të plota, 24, me golaverazhin 25-3. Finlanda është e dyta dhe tashmë i duhet vetëm 1 pikë në 2 ndeshje për të siguruar Euro 2020.
Gara në grupin D të kësaj fushate kualikuese është më e nxehtë se kurrë, me Zvicrën që falë tores ndaj Irlandës kryesuese me rezultatin 2-0, ka rihapur plotësisht luftën për kualikim në Euro 2020.
Goli i Seferovic në të 16’ i hapi rrugën fitores së rëndësishme të helvetëve, që kanë shpërdoruar me mbrojtësin e Milan, Rodriguez një penallti të akorduar në minutën e 76’, ndërsa autogoli i Duffyt në minutat shtesa ka vulosur rezultatin final, me Irlandën që luajti me 10 futbollistë për më shumë se 14 minuta në fundin e ndeshjes.
Në ndeshjen tjetër të grupit D, Gjibraltari ka rikuperuar disavantazhin prej dy golash, duke barazuar provizorisht me rezultatin 2-2, por në limite, Gjeorgjia rigjeti avantazhin, për të mbyllur takimin në shifrat 2-3.
Helvetët janë favoritë për t’u kualikuar, falë faktit se dy ndeshjet e mbetura do t’i luajnë ndaj Gjeorgjisë së vendit të katërt me 8 pikë dhe Gjibraltarit të vendit të fundit, në kuotën e 0 pikëve.