MENU
klinika

Detajet ende të paqarta

Rrëzohet avioni/ Rusia fajëson Izraelin për 15 viktimat

18.09.2018 - 13:12

Rusia ka thënë se një nga avionët e saj ushtarakë në Siri është rrëzuar, dhe ka fajësuar Izraelin për vdekjen e 15 personave.

Izraeli akoma nuk ka për të komentuar mbi akuzat. Detajet janë të errëta dhe  ende nuk është verifikuar asgjë.

Sipas njoftimeve, incidenti i së hënës ndodhi rreth 35 km larg nga bregu sirian, pasi avioni Ilyushin Il-20 po kthehej në bazën ajrore të Hmeimim të Rusisë pranë qytetit veri-perëndimor të Latakisë.

Agjencia e lajmeve Tass e Rusisë thotë se avioni Il-20 “u zhduk gjatë një sulmi nga katër avionë izraelitë F-16 në provincën Latakia”.

Raportet mbi median shtetërore siriane folën për një sulm në zonë pak para se avioni të zhdukej. Sipas agjencisë së lajmeve Sana, ushtria tha se kishte kapur “raketa armike që vinin nga deti drejt qytetit të Latakisë”.

Televizioni sirian raportoi gjithashtu shpërthime në Latakia pak para orës 22:00. Tridhjetë minuta më vonë, faqja e Sana Facebook raportoi se mbrojtja ajrore siriane ishte përgjigjur ndaj raketave armike.

Në një deklaratë, Rusia tha se veprimet e Izraelit ishin të papërgjegjshme, duke thënë edhe se i kishin paralajmëruar pak përpara sulmeve, por kjo nuk kishte qenë e mjaftueshme për të hequr avionin nga mbikëqyrja ushtarake.

“Si rezultat i veprimeve të papërgjegjshme nga ushtria izraelite, 15 ushtarakë rusë kanë vdekur,” tha zëdhënësi por “Nuk është e mundur të verifikohet ndonjë nga këto pretendime.”

Në një telefonatë të martën, Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu i tha homologut të tij izraelit Avigdor Lieberman se faji është plotësisht i Izraelit.

Sipas një analize nga Jonathan Marcus, Korrespondent i Mbrojtjes nga BBC, Rusia ka të drejtë që zemërohet, por mund të ketë disa faktorë kontribues në këtë tragjedi. Rusia nuk mund t’i dënojë publikisht aleatët e saj sirianë.

Rusia filloi sulmet ushtarake në Siri në 2015, pas një kërkese nga presidenti Bashar al-Assad, i cili ka qëndruar në pushtet pavarësisht luftës civile për 7 vjet, e cila deri më tani ka vrarë më shumë se 350,000 njerëz.

Ushtria ruse tha në prill të këtij viti se kishte shpenzuar 18 muaj duke ndihmuar në rindërtimin e sistemit të mbrojtjes ajrore.

Hmeimim është baza kryesore e Rusisë për goditjet ajrore ndaj grupeve rebele në Siri , sulme që kanë mundësuar forcat e Presidentit Assad të rimarrin terren të humbur që nga viti 2015.

Rusia thotë se sulmet e saj ajrore synojnë vetëm “terroristët”, por aktivistët kanë thënë se ata godasin edhe civilët. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorimi në Mbretërinë e Bashkuar, të paktën 7,928 civilë dhe 10,069 luftëtarë janë vrarë në sulmet ruse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Albert Çaçi

Beteja për Idlib-in

Një konflikt i mundshëm me Rusinë

Gjermania s’mund të rrijë duarkryq përball Sirisë