17.10.2019 - 12:26
Bukuroshja kosovare, Agnesa Vuthaj, ishte e ftuara në “Ftesë në 5”, për të folur rreth fotosesionit më të fundit, në të cilin është shfaqur shumë sensuale dhe provokuese.
Edhe pse kohët e fundit ka qenë më tepër e angazhuar në punë biznesi, Agnesa tregoi se e merr malli për modelingun dhe të bukurën, ndaj edhe këtë fotosesion e ka shijuar pa masë.
E konsideruar si një nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar, Agnesa tregoi se përkujdeset shumë për të mbajtur trupin në formë, por fatmirësisht në fytyrë nuk e ka ndjerë të nevojshme të ndryshojë asgjë.
Ajo tregoi një moment kur e kishin bërë të dyshojë nëse duhet të bënte ndërhyrje tek hunda, por fatmirësisht ky dyshim kishte zgjatur vetëm pak ditë.
Më tej bukuroshja shtoi se ndoshta hunda e ka lënë ende pa e gjetur një partner, e kjo shaka shkaktoi shumë të qeshura në studio.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Tërë bota sytë te ajo