MENU
klinika

Tërë bota sytë te ajo

Agnesa në kopertinën e revistës së famshme “Global Woman”

19.07.2019 - 17:43

Bukuroshja kosovare, Agnesa Vuthaj, tashmë ka rënë edhe në syrin e mediave ndërkombëtare.

Së fundmi, ajo ka pozuar për kopertinën e revistës së famshme në Mbretërinë e Bashkuar, “Global Woman”, e cila u kushtohet femrave të suksesshme në fusha të ndryshme.

Në versionin online të revistës, i është kushtuar një artikull i veçantë modeles nga Istogu, duke përshkruar suksesin që ajo ka arritur në modeling, biznes dhe ndërmarrësi.

“Agnesa Vuthaj – Bukuria e dëshirueshme që përqafon origjinalitetin, është një mbretëreshë bukurie, modele, biznesmene, dizajnere e modës, producente televizive, si dhe aktore e rastit e njohur në Kosovë dhe më gjerë”, nis shkrimin Global Woman.

kolana e librave

“Pas krijimit të saj të suksesshëm në tendencat dhe iniciativat evropiane dhe ndërkombëtare, ajo tani kushton shumë kohë për të ndihmuar në zhvillimin e modeleve të reja dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse.

Ajo ka udhëhequr dhe organizuar nisma të shumta filantropike. Agnesa ka punuar dhe ka kushtuar vëmendje në zhvillimin e një karriere globale dhe është angazhuar në mënyrë proaktive në projekte dhe aktivitete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi.

Kujtojmë se ajo fillimisht u bë e njohur ndërkombëtarisht pas suksesit të Shqipërisë në “Miss World 2004” në Kinë dhe “Miss Universe 2005” në Tajlandë. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN