Liam Payne, dikur pjesëtar i grupit One Direction, ka habitur me deklaratën e tij të fundit.
Vite më parë One Direction ka qenë një ndër grupet më të pëlqyer të publikut.
Ndarja e tyre ishte një lajm që i trishtoi shumë fansat, por duket se për Liam Payne kjo ka qenë gjëja më e mirë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka treguar se kur ishte pjesë e One Direction humbi veten, pasi gjatë gjithë kohës qëndronte i dehur.
“Unë kalova një fazë të keqe sa isha në grup, kam pirë shumë, shtova peshë dhe nuk e vura re. Unë pija çdo ditë dhe nuk shikoja dot asgjë në pasqyrë”, u shpreh Liam, i cili gjithmonë dallonte si më i shëndoshi i grupit.
“Koha jonë ishte thjesht një rrëmujë, unë shkoja në koncerte, kthehesha, pija dhe ngrihesha në orën 5 pasdite”, shtoi artisti 26-vjeçar.