Në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan, për të katërtin vit radhazi do të performojnë 10 trupa të orkestrave të harqeve dhe muzikës së dhomës.
Koncerti do të ketë pjesëmarrës edhe nga Kosova, ndërsa Drejtori i festivalit, Blerim Narazani, ndalet në repertorin e pasur të festivalit, pa lënë pa përmendur as risitë e këtij edicioni.
Për profesorin Zeqir Sulkuqi, muzika e dhomës është e përzgjedhur dhe nuk perceptohet njëlloj nga të gjithë.
Ndërkohë, orkestra pritëse e Elbasanit, do të performojë ditën e diel. Kujtojmë këtu, se orkestra e muzikës së dhomës, së qytetit të Elbasanit, mban ende trofeun e fituesit të një viti më parë, me veprën e Andersonit dhe tri të tjera kompozitori shqiptar Isak Shehu.