MENU
klinika

Kategoria I, java 5

Lushnja merr kreun, Pogradeci thyen Elbasanin

20.10.2019 - 16:18

Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbetura të Kategorisë së Parë në Grupin B. Lushnja fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Orikut, ndërsa shënuan nga një gol për pjesë.

Fillimisht, realizoi Luco në minutën e 24, teksa në fraksionin e dytë siguroi siguroi fitoren sulmuesi Canka nga penalltia. Verdhejeshilët tashmë kryesojnë me 12 pikë duke parakaluar Apoloninë e Devollin në kuotën e 10 pikëve.

Ndërkohë, ndeshja tjetër ishte ajo mes Elbasanit dhe Pogradecit. Vendasit, pasi morën fitoren e parë në ndeshjen e kaluar të kampionatit, kërkuan vazhdimësinë e rezultateve për të lënë vendin e parafundit në klasifikim.

Por u mposhtën nga miqtë. Pogradeci shënoi tri herë në pjesën e parë duke siguruar pikët e plota. Në pjesën e dytë, Elbasani provoi të reagonte, duke shënuar dy gola, por nuk ia doli të ndryshonte fatet e takimit. Pogradeci i largohet fundit të klasifikimit.

Kategoria e Parë, Grupi B

Lushnja- Oriku 2-0

24′ Luco, 52′ pen. Canka

Elbasani- Pogradeci 2-3

76′ Nuri, 83′ Balla / 9′ Alillari, 27′ Alillari, 44′ Alillari

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN