MENU
klinika

Kategoria I, java 5

Erzeni i merr kreun Korabit, bie Devolli

19.10.2019 - 16:29

Është luajtur java e pestë e Kategorisë së Parë. As ndryshimi në drejtim nuk ka sjellë ndonjë të re për Dinamon, që është mposhtur në Pezë nga Erzeni me rezultatin 0-2.

Blutë vazhdojnë kështu pa njohur fitore në këto pesë javë të para të kampionatit. Ndërkohë, në Peqin, Shkumbini priste Kastriotin. Peqinasit ia dolën të merrnin një pikë ndaj krutanëve, teksa Kastrioti shpërdoroi një avantazh të dyfishtë.

Në ndeshjet e tjera të Grupit A, Besëlidhja barazoi në transfertën e Pukës me rezultatin 1-1, ndërsa Veleçiku ia doli të merrte fitoren e parë në kampionat ndaj Egnatias. Një pikë për Korabin, në derbin verilindor, e lë në krye të renditjes.

GRUPI A

Shkumbini-Kastrioti 2-2

45′ Sadiku, 85′ Ejon/ 38′ Marku, 40′ Bardhi

Veleçiku-Egnatia 1-0

33′ Rajçeviç

Tërbuni-Besëlidhja 1-1

15′ Dushku / 13’Hajdari

Dinamo-Erzeni 0-2

33′, 56′ Xhixhua

Burreli-Korabi 0-0

Në Grupin, fierakët nuk ia dolën të merrnin pikët e plota në transfertë, ndërsa u ndalën në barazimin 0-0. Ndërkaq, Devolli u mposht me rezultatin 2-0.

Me pikët e plota nuk doli as Besa nga transferta në Fushë-Krujë ndaj Ilirisë. Edhe pse kaluan të parë në avantazh me sulmuesin Onuh, kavajasit u barazuan në pjesën e dytë nga Doçi.

Nesër, Elbasani pret Pogradecin në fushën e vet, ndërsa Lushnja luan një ndeshje delikate në fushën e vet me Orikun, që këtë sezon është sërish një nga ekipet solide të Kategorisë së Parë.

GRUPI B

Shënkolli-Apolonia 0-0

Turbina-Devolli 2-0

20′ Leventi, 84′ Roshi

Iliria-Besa 1-1

56′ Doçi /22′ Onuh

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN