MENU
klinika

PD u rikthehet protestave?

Mziu: Si në ’90, do rrëzojmë ‘bustin’ e Edi Ramës

20.10.2019 - 19:07

Kur kanë kaluar vetëm 2 ditë nga vendimi për mos hapjen e negociatave me BE-në, Partia Demokratike duket do t’i rikthehet protestave, ndonëse nuk ka ende një datë konkrete.

Ka qenë ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu që ka dhënë një lajm të tillë, teksa ka njoftuar se protestat do të zhvillohen në të gjithë vendin dhe që kanë vetëm një qëllim: Largimin e kryeministrit Edi Rama.

Duke e krahasuar kreun e qeverisë Edi Rama me diktatorin Enver Hoxha, Mziu shkruan se nga këto protesta do t’iu ngjajnë atyre të viteve 1990, ku do të rrëzohet “busti i Ramës”.

“Të gjithë shqiptarët RAMA IK. Protesta masive si në vitin ’90 për rrëzimin e bustit Rama, për shpëtimin e Shqipërisë”, shkruan Mziu.

Me djegien e mandateve, opozita e bashkuar ka zhvilluar 10 protesta kombëtare, ku si kusht kanë pasur largimin e kryeministrit Edi Rama, një qeveri tranzitore për të zhvilluar zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.