MENU
klinika

Dikur e banueshme

Si të shkoni në shpellën e Kabashit, ndër më uniket në vend

21.10.2019 - 10:24

      E pasur me një larmi dhe numër të madh shpellash, Shqipëria renditet tashmë në listën e turizmit speleologjik. Shpella e Kabashit është një atraksion ideal, për një fundjavë ndryshe. Ajo ndodhet në afërsi të fshatit Kabash dhe njihet nga banorët e zonës, si Shpella e Farricës.

 

Hyrja e saj është gati gati e padukshme, pasi është e ngushtë, por në brendësi bie në sy një bukuri e rrallë natyrore, shumë tërheqëse. Sapo hyn vëren forma të çuditshme, krijuar nga stalaktitet dhe stalagmitet, hapësirat e ngushta, zgjerime, degëzime apo labirinthe nëntokësore. Vende-vende mund të gjejmë dhe grumbullime rrjedhje ujërash.

E formuar nga depërtimi i ujit sipërfaqësor në thellësi, duke kaluar nëpër të çarat dhe shkëputjet tektonike të shkëmbinjve dhe duke krijuar ndër vite këtë shpellë me bukuri të rrallë, me një gjatësi rreth 120 m.

 

 

Shpella ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Kjo shpellë ka qenë e banueshme dhe këtë gjë e dëshmojnë gjetjet e objekteve arkeologjike në të, si enë prej balte, vegla pune etj.

Kjo shpellë është një nga më uniket në Shqipëri, ndoshta nga më të bukurat në Ballkan. Ndodhet në afërsi të fshatit Kabash, 28 km nga qyteti i Gramshit, në lartësinë 900 metra mbi nivelin e detit. E formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë të kretës së sipërmë, është e gjatë rreth 120 m.

 

 

Ende nuk është eksploruar. Pjesa e njohur, formon një labirinth të vërtetë dhe është e mbushur me konkrecione të shumta stalaktite dhe stalagmite me bukuri të rrallë.

Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohen duke ndjekur intinerarin Gramsh ose Elbasan – Kabash.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen