MENU
klinika

Nëse ende nuk keni vendosur...

Instagrami do t’ju ndihmojë të zgjidhni kë të mos ndiqni më

21.10.2019 - 19:38

Nëse jeni një përdorues i pasionuar në Instagram, shanset janë që të mund të përfundoni duke ndjekur qindra, në mos mijëra, njerëz. 

Përfundimisht, ju filloni të harroni se kë po ndiqni dhe ndoshta nuk shihni shumicën e atyre njerëzve në faqen kryesore.

Nëse po kërkoni ndihmë të hiqni disa persona nga lista, Instagram mund të ju japë një dorë ndihmëse.

Një postim në Twitter i kohëve të fundit nga studiuesja Jane Manchung Wong, zbulohet se Instagram po teston një veçori të re që do të ndihmojë që përdoruesit të kenë më të lehtë të zgjedhin kë të mos ndjekin.

Kjo bazohet në llogari me të cilat ju bashkëveproni më pak dhe gjithashtu llogari që nuk tregohen aq shpesh në ndërfaqen kryesore, në 90 ditët e fundit.

Burimi i Instagram-it aktualisht bazohet në një algoritëm ku tregon llogaritë që ndërveproni më shpesh me to, në krye.

Shërbimi supozon se këto janë llogari që ju pëlqejnë më së shumti të shihni. 

Ndërsa mund të mos jetë e vërtetë që nuk keni interes për llogaritë e tjera, mund të jetë që ato nuk janë më aq të rëndësishme për ju, si më parë, dhe se ndoshta do të ishte koha për t’i hequr ato nëse kërkoni të pastroni listën tuaj  “Following”.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”