MENU
klinika

Viti 213 para Krishtit

Si u braktis Apolonia, qyteti antik me 60 000 banorë

22.10.2019 - 17:40

      Apolonia është qyteti antik në Shqipëri ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike.Është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s. Gërmadhat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të epokës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit, ruhen disa mbetje të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve.

Pas Dyrrahut, Apolonia ishte qyteti më i rëndësishëm në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri mes 30 qytetet e tjera me të njëjtin emër në kohën antike. U ngrit mbi një kodër në një pozicion që zotëron gjithë zonën dhe nëpërmjet luginës së Vjosës, lidhej me detin Adriatik.

 

E shtrirë në një sipërfaqe rreth 140 ha dhe e rrethuar me një mur rreth 4 km të gjatë, Apolonia ishte një qendër e madhe tregtare dhe industriale. E ngritur në kurrizin e fundit të kodrave të bukura dhe frytdhënëse të Mallakastrës, Apolonia mbizotëronte pothuajse krejt hapësirën e gjerë që shtrihej në këmbët e saj e përfundonte buzë detit Adriatik. Kjo fushë e formuar nga aluvionet e lumit Seman dhe Vjosë, ka qenë një nga rajonet më pjellore të Fushës së Myzeqesë.

Ndryshe nga qytetet-koloni që ishin ngritur buzë bregdetit, Apolonia ishte ngritur më në brendësi, disa kilometra larg bregdetit. Mirëpo, lidhej me bregdetin përmes lumit Vjosa, që në atë kohë ishte i lundrueshëm.

 

 

Apolonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit dhe u themelua si qytet, në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit, nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Emrin, qyteti e mori për nder të perëndisë Apolon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në Antikitet, Apolonia e Ilirisë, ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si zonë ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apolonia ishte në atë kohë, një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Vjosë. Llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60 000 banorë, një shifër rekord për periudhën e antikitetit!

Me interes të madh për vizitorin në Apoloni janë monumenti i Agonotetëve, Odeoni, Biblioteka, muri rrethues, Portiku, vila me impluvium, vila romake me mozaikë, muzeu arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë.

Qyteti i Apolonisë gëzoi të drejtën e qytetit të lirë dhe i mbrojtur, siç ia kishte dhënë dikur Oktavian Augusti, deri më vitin 213 të erës sonë. Po këtë vit (213) me ediktin e Karakallës, që i trajtonte njëjtë të gjitha qytetet dhe njerëzit e perandorisë, Apolonia e humbi pavarësinë e saj dhe u kthye në të njëjtat pozita si qytetet fqinje.

 

 

 

 

Në shek. III të erës sonë Apolonia fillon ta humbë edhe rëndësinë e saj ekonomike, këtë e dëshmojnë edhe monedhat e prera të kësaj kohe, të cilat paraqesin në shpinë të saj lumin Vjosa. Në këtë kohë Apolonia kishte marrë një goditje të fortë e si duket, ishte ndryshimi i shtratit të Vjosës që kishte ushqyer Apoloninë për 8 shekuj. Lumi kishte çarë në drejtim të fshatit Boçovë, rreth 6 km nga Apolonia ku ruhen edhe sot gjurmët e tij, me emrin e lumit të Sllanikut.

Në këtë mënyrë, qyteti mbeti pa port dhe pa lidhje me detin. Më 234 të erës sonë, një tërmet shkatërroi qytetet e bregdetit lindor të Adriatikut dhe pas kësaj, Apolonia filloi të braktisej. Tani, Vjosa po ushqente një tjetër qytet, Bylisin. Kriza e sistemit skllavopronar dhe shthurja e Perandorisë Romake bënë që qyteti të mos e merrte më veten. Ai ruan rendësinë si qendër peshkopale deri në shek V të erës së re. Në shek e VI, duhet të ketë qenë peshkopi personaliteti i fundit që e braktis Apoloninë, duke u vendosur edhe ai në Bylis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier