Dita e 23 shtatorit gjatë vitit 42 para Krishtit, shënon luftën civile romake: Trupat e Mark Antonit dhe Oktavianit, mposhtin ushtrinë e Brutit. Bruti kryen vetëvrasje. Por, cili ishte shkaku i luftës? Dy vjet më parë (në vitin 44 para Krishtit), Çezari ishte vrarë pabesisht nga një grup senatorësh ku bënte pjesë edhe miku i tij, Markus Brutus.
Oktaviani, djali i birësuar i Çezarit, i cili ndodhej për studime në Apolloni të Ilirisë, sapo e mësoi lajmin u nis për në Romë dhe u vu në ndjekje të vrasësve. Sipas historisë, Çezari fillimisht u rezistoi sulmuesve, por kur pa Brutin mes tyre, iu dorëzua fatit, duke thënë “Et tu, Brute?” – “Edhe ti, Brut?”; fjalë që vazhdojnë të jenë subjekt debatesh mes dijetarëve dhe historianëve.
“Et tu, Brute?” është frazë latine që arriti në kohët tona, ndoshta falë Uilliam Shekspirit, i cili e përdori atë në tragjedinë “Jul Çezari” (1599). Shprehja pason traditën e historianit romak Suetoni, i cili thotë se “Et tu , Brute?” është kalk e një greqishtjeje “Kai su, teknon?”- “Edhe ti, biri im?” dhe merret si tregues se, Bruti ishte djal jashtë martese i Çezarit.
Ndërsa, Plutarku thotë se, Çezari nuk foli fare, por kur pa Brutin mes komplotistëve, mbuloi kokën me pelerinën e vet dhe e la atë ta godiste. Kohët e fundit janë shtuar argumententet se “Et tu, Brute?”, mund të interpretohet si mallkim apo kërcënim; asokohe, mallkimimet në greqisht mes romakëve, ishin bërë proverbiale dhe Çezari, mundet të ketë thënë: “Edhe ti, biri im, do ta provosh shijen e fuqisë” ose “Edhe ti Brut? Në ferr shkofsh!”.
Një pjesë e fjalimit të Mark Antonit, nga tragjedia “Jul Qezari” e Shekspirit, shqipëruar nga Fan Noli:
“Ne qe me te vërtetë Bruti që goditi;
Se Bruti, e dini, ishte éngjelli i Qesarit.
Ti, Zot, ti vet’ e di me Q’ mall e desh Qesari.
Kjo ishte gpojtja m’ e pashpirtme nga të gjitha.
Kur pa Qesari q’e goditi dhe ai,
Mosmirenjohja, me’ e fortë se q’do krahe
Tradhetori, e mundi dhe ia theu zcmren.
Ahere si pështolli faqen nënë toga
Mun rrëzë monumeulit të Pompejit,
…
Oh po! tani po qani, edhe ju vjen keq;
Dhe lotët që po derthni rjedhin drejt nga zemra.
Si? Qani, vllezër, se i patë vetëm togën
Qesarit të plagosur? Shihni atë vetë
Q’e kanë bërë shoshë thikë tradhetorësh.”