23.10.2019 - 18:01
Para-shitjet tashmë kanë filluar në Kinë për Huawei Mate X, i cili nuk është vetëm i palosshëm, por edhe i pajisur me 5G.
Kompania njoftoi lançimin e telefonit të saj të palosshëm në llogarinë e tyre në Weibo,.
Bateria prej 4,500mAh mund të mbushet 85 përqind për gjysmë ore, falë karikimit të shpejtë 55W.
Ekrani është 8-inç në diagonale kur shpaloset, dhe 6.6 inç në pjesën e përparme kur paloset, me pjesën 6.38 inç të panelit të palosur mbrapa.
Telefoni del për shitje në Kinë në 15 nëntor dhe vjen me çmim prej afro 2.400 dollarë.