MENU
klinika

Shihni ku nuk duhet ta përdorni

Çfarë sjell përdorimi i telefonit më shumë se 5 orë në ditë…

23.10.2019 - 19:55

Sipas një studimi të fundit, të rinjtë që i përdorin mediat sociale më shumë se 5 orë në ditë, janë më të rrezikuar nga disa çrregullime të gjumit.

Këto çrregullime prekin një në tre të rinj, të cilët kalojnë përafërsisht 5 orë në ditë duke përdorur Instagramin, Whatssap-in apo Facebook-un.

Sipas BBC, në hulumtimin e fundit janë përdorur të dhëna nga studimet e kaluara, të cilat përmbanin informacione për kohën, që të rinjtë e shpenzonin në media sociale, aplikacionet që përdorin si dhe kohën e gjumit.

Si rezultat është vërejtur se të gjithë të rinjtë, që i përdorin këto aplikacione më shumë se 3 orë në ditë kishin probleme me gjumin.

Sipas hulumtuesve, mediat sociale janë një nga faktorët kryesorë, që shkaktojnë probleme me gjumin, depresion dhe ankth.

Sipas studimeve të bëra,  njerëzit nuk duhet ta përdorin telefonin në dhomën e gjumit dhe së paku një orë para se të flenë.

Me veti anti-plakje dhe pasur me vitaminë C

Zbuloni përfitimet nga përdorimi i trëndafilit të egër

Nuk bllokojnë enët e gjakut dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Cilat janë yndyrnat e shëndetshme për trupin tuaj