MENU
klinika

Champions League

Messi vendos edhe 2 rekorde të tjera

24.10.2019 - 11:18

Barcelona ka fituar mbrëmë 2-1 në transfertë ndaj Slavia Prague, duke marrë vendin e parë në grupin përkatës. Por lajmi nuk është ky, pasi katalanasit janë favoritë për fitimin e Champions League e jo të më të kalojnë grupin.

Lionel Messit nuk iu desh shumë që të gjente golin e avantazhit. I pari në këtë edicion të ri të kompeticionit europian, që i dha mundësinë yllit argjentinas të barazojë rekordin e Champions League.

Lionel Messi numëron tashmë 33 ekipe të ndryshme të ndëshkuara me gol prej tij në kompeticionin e Champions League. Një rekord ky që më parë mbahej nga Raul dhe Cristiano Ronaldo, tashmë i barazuar edhe nga “Pleshti” argjentinas.

Por goli ndaj Slavia Prague ka bërë që Messi të hyjë në histori të mërkurën mbrëma për një tjetër arritje të paprecedentë, teksa shënoi gol në edicionin e 15-të radhazi të kompeticionit të Champions League.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN