MENU
klinika

Benefitet shëndetësore!

Ja pse gështenja nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj!

24.10.2019 - 13:41

Përveçse i japin shije dimrit, gështenjat ofrojnë 5 benefite të mrekullueshme për shëndetin.

Kur afron stina e dimrit, gështenjat i gjen kudo. Ka shumë arsye pse vëmendja bie mbi këto fruta. Përveç shijes së mirë, gështenjat kanë plot vlera ushqyese duke ofruar benefite për shëndetin.

  • Le të zbulojmë se cilat janë 5 arsyet pse gështenjat nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj:

Ndihmojnë personat me sëmundjen e Çeliakisë;
Gluteni është një proteinë që duhet të shmanget jo vetëm nga personat alergjikë ndaj saj, por edhe nga ata që mbajnë një regjim ushqimor pa gluten. Gështenjat nuk e përmbajnë këtë proteinë.

Përmbajnë antioksidantë;
Gështenjat janë të vetmet fruta të thata që përmbajnë vitaminë C. Kjo vitaminë ndihmon për lëkurë të shëndetshme, dhëmbë dhe kocka të forta si dhe forcon sistemin imunitar. Gjatë muajve të ftohtë, imuniteti i lartë është një gjë e mirë. Për shkak të vetive antioksidante, vitamina C, ndihmon edhe në ngadalësimin e procesit të plakjes duke eliminuar radikalet e lira në trup.

Të japin energji;
Gështenjat janë shumë të pasura me karbohidrate komplekse që do të thotë se treten ngadalë. Këto lloj karbohidratesh nuk rrisin sheqerin në gjak dhe të japin ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë.

Ulin kolesterolin;
Këto fruta përmbajnë fibra dietike, të rëndësishme për mbajtjen në kontroll të kolesterolit. Rastësisht, gëshenjat gjithashtu përmbajnë acide yndyrore të pangopura që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe rrisin HDL (kolesterolin e mirë).

Riparojnë qelizat;
Acidi folik ose folatet janë një nga vitaminat e shumta të grupit B. Këto lëndë ushqyese luajnë një rol jetik për jetëgjatësinë dhe shëndet të mire. Detyra kryesore është riparimi i qelizve, sintezën e AND-së, formimin e përbërësve të gjakut dhe metabolizimin e aminoacideve. Gështenjat ndihmojnë edhe në rritjen e shëndetshme të fetusit te gratë shtatzëna.Një nga detyrat e tyre themelore është të sigurojnë riparimin e qelizave, sintezën e ADN-së, formimin e përbërësve të gjakut dhe metabolizimin e aminoacideve. Gratë shtatzëna duhet ta konsumojnë. Kurojnë depresionin dhe ndalojnë  plakjen e trurit.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë