MENU
klinika

Negociatat/ "Franca tjetër qasje nga Gjermania"

Rama nxjerr detajet: Ja pse Macron foli për “bishta”

24.10.2019 - 21:40

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për refuzimin e negociatave për Shqipërinë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, shefi i qeverisë pohoi se vetëm dy vende kanë qenë kundër hapjes së negociatave dhe ato janë Hollanda dhe Franca.

Ai tha se Shqipërisë nuk iu hapen negociatat me Bashkimin Europian, pasi Franca dhe Gjermania kanë përplasje qasjesh për zgjerimin. Kryeministri tha se çështja e azilkërkuesve shqiptarë që ngriti Macon, është “lojë bishtash” që do përdoret për politikë të brendshme në Francë.

“Nuk ka pasur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, ka pasur vetëm dy vende kundër si Holanda dhe Franca, asnjë tjetër. Ka pasur një shumicë vendesh pro, por pa kushte. Franca ka një pozicion që nuk ka asnjë lidhje me Maqedoninë e Veriut apo me Shqipërinë, por ka lidhje me një qasje komplet tjetër më qasjen gjermane. Presidenti i Francës bën politikë të brendshme, ato bishta me azil janë për audiencën në Francë dhe nuk ka lidhje fare me procesin e negociatave”-tha mes tjerash Rama.