Qëllime shëndetësore, fetare, biznesi apo edhe thjeshtë si udhëtarë transit, janë disa nga arsyet pse vendas dhe të huaj, hyjnë në territorin shqiptar.
Instituti i Statistikave, në raportin e tij më të fundit, na njeh me lëvizjen e shtetasve në Shqipëri por jo vetëm.
Duke krahasuar shifrat nga raportet e vitit 2018, me ato të mbledhur deri në shtatorin e këtij viti, vihet re një rënie prej 5,2% e hyrjes së shtetasve në Shqipëri.
Rritje më të madhe të shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit shtator e shënon Maqedonia e Veriut me 68.9%, ndërsa Kosova shënon uljen më të ndjeshme me 37.3%.
Në këtë raport, mësojmë gjithashtu se përgjatë vitit 2019, vendi që ka shënuar rritje të hyrjes së shtetasve në Shqipëri është Zvicra me 18,1%. Ndërsa Polonia ka uljen më të ndjeshme me 14,4%.
Përsa u përket daljeve jashtë territorit shqiptar gjatë shtator2019, INSTAT tregon se vihet re një ulje prej 4,4, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në 2019, numri I shqipëtarëve që largohen nga vendi ka shkuar në 4.461.255. Duke krahasuar me vitin e kaluar, ka pësuar një rritjen më të madhe prej 18.1% .
Më poshtë gjeni raportin e plotë të INSTAT:
Shtator 2019
Tiranë, më 23 Tetor 2019: Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin
Shtator 2019, janë 1.063.358.
Krahasuar me Shtator 2018, ky tregues rezulton me rënie 5,2 %. Në Shtator 2019, hyrjet e shtetasve të
huaj në vend janë 591.414, krahasuar me Shtator 2018, ky numër është ulur me 11,0 %.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë nëntë muajve të 2019 është 5.462.002, duke u
rritur me 7,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në Shtator 2019, ndër vendet që kanë
hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Maqedonia ka pasur rritjen më të madhe me 68,9 %, ndërsa
uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 37,3 %.
Përgjatë nëntë muajve të 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra
ka pasur rritjen më të madhe me 18,1 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,4 %.
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Shtator 2019, janë 1.277.023 duke
shënuar një ulje me 4,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve
shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shtator 2019, janë 562.574, krahasuar me Shtator 2018,
ky numër është rritur 9,1 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shtator 2019,
janë 714.449, krahasuar me Shtator 2018, ky numër është ulur 12,9 %.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë nëntë muajve të 2019,
është 4.461.255 duke u rritur 9,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.