MENU
klinika

7.5 mln lekë

Hapet tenderi/ Si do të ndryshojë lulishtja e Elbasanit?

25.10.2019 - 14:14

Bashkia e Elbasanit ka shpallur tenderin për rivitalizimin e lulishtes “Kozma Naska”në lagjen Kongresi i Elbasanit.

Tenderi me fond limit 7.5 milion lekë mbyllet me 6 nëntor 2019.

Lulishtja aktualisht paraqitet në një gjendje të amortizuar dhe projekti parashikon transformimin e saj dhe ndërtimin e një shatërvani të ri në formë rrethi, ku në perimetrin e tij do të ketë basenin ujëmbledhës dhe në qendër do të jetë e pozicionuar platforma e sheshtë e veshur me pllakë mozaik guri, ku në sipërfaqen e saj do të jenë hedhësit e ujit të shatërvanit të cilët do të kenë dhe ndriçimin për secilën dalje.

Shatërvani në perimetrin e tij do të rrethohet nga një brez i gjelbërt.

elbasan-konica.al

Sipërfaqja përreth shatërvanit do të jetë e shtruar me pllakë guri.

Në këtë hapësirë do të krijohen katër hapësira të gjelbërta simetrike të cilat do të mbillen me bar dhe shkurre dekorative të ulëta.

Pasazhet kryesore të kalimit brenda sipërfaqes së lulishtes që janë të shtruar me mozaik guri do të riparohen ndërsa pjesët të cilat kanë domosdoshmëri dhe rrugicat e vogla të shtruara me pllaka por që copëtojnë hapësirën e gjelbërt do të hiqen për të krijuar një vazhdimësi të hapësirës së gjelbërt.

Stolat do të zëvendësohen me stola të rinj me strukturë betoni të veshur në bazamentet e tyre me dërrasë druri.

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan