MENU
klinika

La Liga, java 10

Atletico parakalon Realin, arrin Barçën në krye

26.10.2019 - 23:15

Skuadra e Atletico Madrid ka fituar me rezultatin 2-0 përballjen ndaj Athletic Club Bilbao, duke iu bashkuar kështu Barcelonës në krye të klasifikimit në kuotën e 19 pikëve, 1 më shumë se Real Madrid, por me “Colchoneros” që numërojnë një ndeshje më shumë se “Blaugranat” dhe “Los Blancos”.

Në fakt, ishte Athletic Club Bilbao skuadra që iu afrua e para avantazhit, madje që në minutën e 2’ të takimit, kur Martinez, pas një goditje këndi, ka tentuar me një gjuajtje me kokë, por Oblak ka bërë mrekullinë, duke larguar topin në limite.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 29’, falë golit të realizuar nga Saul. Një aksion i shpejtë i “Colchoneros” nga mesfusha, me Angel Correa protagonist i disa driblimeve dhe një asisti perfekt në zonë, është shndërruar në gol nga Saul, 1-0.

Njëlloj sikurse në golin e parë të realizuar nga Saul, edhe në minutën e 64’, ishte pikërisht perfeksioni i Angel Correa në atë asistim, që i dha mundësinë Moratas të dërgojë topin në rrjetën e boshatisur, 2-0 i mbetur i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Derbi në Superkupën e Europës

Atletico Madrid “hakmerret” ndaj Realit