MENU
klinika

E aprovon Simeone!

Atletico ‘peshkon’ zëvendësuesin e Griezmann

10.06.2019 - 20:45

Pas largimit të sulmuesit francez Antoine Griezmann, skuadra e Atletico Madrid është në kërkim të një zëvendësuesi të denjë. Sipas “Cadena Cope”, drejtuesit e skuadrës madrilène kanë rritur presionin për të sjellë në La Liga sulmuesin 32-vjeçar uruguajan Edinson Cavani.

Sulmuesi ka ende edhe një vit kontratë me PSG-në, ndaj kjo situatë mund të favorizojë këtë transferim. Gjasat janë që PSG të mos e rinovojë kontratën dhe për të evituar një largim me parametrin zero të Cavani pas një viti është gati të ulë pretendimet financiare.

Për shumën 50 milionë euro, ky transferim mund të mbyllet gjatë kësaj vere dhe lojtari të nisë një aventurë të re në La Liga.

Cavani është një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri Diego Simeone, që ka dhënë “OK”-in e tij për këtë transferim.

Për Cavani është interesuar edhe ekipi i Napolit, për një rikthim të mundshëm në Serinë A, por presidenti De Laurentiis nuk pranon të paguajë kaq shumë për një lojtar mbi 30 vjeç.

Cavani është golashënuesi më i mirë i historisë së PSG-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Los Colchoneros" nuk humbin kohë

Atletico gjen pasardhësin e Griezmann!

Francezi s'ka më dyshime!

Griezmann: E kam vendosur ku do luaj!