MENU
klinika

Francezi s'ka më dyshime!

Griezmann: E kam vendosur ku do luaj!

08.06.2019 - 20:51

Sulmuesi francez Antoine Griezmann ka bërë me dije se e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij, por pa deklaruar se ku do të luajë.

28-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2023 me skuadrën e Atletico Madrid, por ka deklaruar se sezonin tjetër do të luajë në një ekip të ri.

Gjithnjë e më shumë përflitet se do të jetë Barcelona skuadra e tij e re, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

“Unë e di se ku do të luaj sezonin tjetër. Do t’jua them së shpejti”, ka thënë Griezmann, duke lënë sërish gjithçka në dilemë për sa i përket emrit të skuadrës së re.

Nuk dihet ende nëse 28-vjeçari do të qëndrojë në La Liga apo do të kalojë në një kampionat tjetër, ndoshta në Premier League.

Lojtari është aktualisht i grumbulluar me kombëtaren franceze dhe pritet të zbulojë ekipin e ri pas ndeshjeve eliminatore të Euro 2020.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Argjentinasi 'bën ligjin' në merkato

Neymar apo Griezmann? Ja kë zgjedh Messi për Barçën!