MENU
klinika

Argjentinasi 'bën ligjin' në merkato

Neymar apo Griezmann? Ja kë zgjedh Messi për Barçën!

03.06.2019 - 19:21

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është përfshirë në merkaton e Barcelonës duke kërkuar rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, më shumë sesa transferimin e Antoine Griezmann.

Skuadra katalanase po tenton të transferojë sulmuesin francez nga Atletico Madrid, pak ditë pasi francezi bëri me dije se ishte sezoni i tij i fundit në “Wanda Metropolitano”.

“RMC Sport’’ raporton se Messi i ka kërkuar drejtuesve të rikthejë Neymar, dy vite pasi u transferua te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.

Argjentinasi ruan raporte të shkëlqyera me brazilianin, ndaj nuk dëshiron që Griezmann të veshë fanellën blaugrana.

Megjithatë, Barcelona e di mire se për të rikthyer brazilianin në skuadër, duhet të paguajnë një shumë rreth 250 milionë euro tek PSG.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Argjentinasi kërkon revolucion

Messi ‘largon’ 6 lojtarë nga Barcelona!