MENU
klinika

Java e fundit në La Liga

Barcelona e mbyll ‘në paqe’, Reali dështon sërisht!

19.05.2019 - 18:59

Eibar-Barcelona ishte ndeshja e fundit e javës së 38 në La Liga, një përballje mes dy skuadrave që nuk kishin më asnjë pretendim dhe që u mbyll në barazimin 2-2.

Të parët që shënuan ishin vendasit e Eibar, që zhbllokuan sfidën në minutën 20’ me anë të Cucurellas, ndërsa reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm, ku i përhershmi Leo Messi përmbysi gjithçka me dy gola Brenda dy minutave (31’ dhe 32’).

Megjithatë rezultati u vulos në fundin e pjesës së parë, kur Eibari barazoi me anë të De Blasis, ndërsa 45-minutëshi i dytë nuk prodhoi asgjë për t’u shënuar.

Edhe ky sezon u mbyll nën dominimin e Barcelonës, që fitoi titullin për herë të dytë radhazi, ndërsa Lionel Messi, me dopietën e sotme arriti në 36 gola sezonalë.


Real Madrid mbylli me humbje sezonin më të dobët në vitet e fundit.

Ekipi i Zidane u mposht 2-0 nga Betis në shtëpi. Të dy golat e ekipit andaluz shënuan në pjesën e dytë nga Loren dhe ish-i i Realit, Jese.


Në ndeshjen e fundit me “Los Blancos”, Gareth Bale qëndroi në stolin e rezervave gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk u preferua nga trajneri francez as si zëvendësues.

Lojtari uellsjan nuk preferoi të përshëndetej as me tifozët ndërsa Reali e mbylli këtë seezon në vendin e tretë me 68 pikë.