MENU
klinika

"Los Colchoneros" nuk humbin kohë

Atletico gjen pasardhësin e Griezmann!

22.05.2019 - 19:45

Atletico Madrid pritet që të bëjë një revolucion të vogël në skuadër gjatë merkatos së verës.

Së fundmi “Los Colchoneros” kanë afruar në skuadër  mesfushorin Hector Herrera nga Porto me parametër 0, ndërsa lista e lojtarëve vazhdon ende.

Sipas medieve spanjolle, Diego Simeone ka insistuar për një futbollist, të cilin e ka të preferuarin e tij.

Pas largimit të sigurtë të Antoine Griezmann, emri më i përfolur është David Neres.

Braziliani i Ajax, që ra në sy edhe gjatë Champions League me golat e tij ndaj Real Madridit dhe Juventusit, ka një vlerësim që shkon te 40 mln eurot.

“Los Colchoneros” e pëlqejnë shumë 22 vjeçarin, por konkurrenca për të nuk mungon.