27.10.2019 - 10:20
Të gjithë e kanë pritur me padurim, prezantimin e Golf 8, që është një makinë mbresëlënëse e që iu pëlqeu të gjithëve.
Por, makinat nga gjenerata tetë e këtij modeli Volkswagen do të shitet më shtrenjtë, por do të ketë më pak garanci.
CarsDirect ka siguruar të dhënat, që bëjnë të ditur se Golf 8 ka çmim për 925 euro më të shtrenjtë se modeli aktual.
Modeli bazë i kësaj makine, kushton 26,600 euro, që është 925 euro më shtrenjtë se modeli i tanishëm. Çmimi do të arrijë mbi 27 mijë euro.
Garancia për modelin e tanishëm është gjashtë vjet ose 116 mijë kilometra, Golf 8 ka garanci katër vjet ose thënë ndryshe 80,400 kilometra.