MENU
klinika

"Jeta absolute"

Shpirti në filozofinë e Bergsonit?

28.10.2019 - 17:41

      Inteligjenca na bën të shpalosim reflekse dhe paragjykime nga më të ndryshmet. Është ajo që urdhëron, ajo që vendos rregull. Kjo na jep mundësinë për të zhvilluar njohuritë tona për të vërtetën…

Mendimi i nobelistit Henri Bergson, shkrimtari dhe filozofi vital i fillimshekullit XX, karakterizohet në mënyrë të veçantë nga kundërshtimi ndaj pozitivizmit të fryrë në epokën kur ai jetoi. Autori i “Materia dhe kujtesa” trajton filozofinë e intuitës dhe modifikon marrëdhëniet ndërvepruese mes qenieve njerëzore dhe njohurive. Konceptimi i kohës që ai formulon ilustron në mënyrë të përkryer specifikën e teorisë së tij sa i përket njohurive. Bergson hodhi poshtë atë që ai e pa si pikëpamje tepër mbizotëruese të rastësisë. Ai argumentoi se duhet të lejojmë hapësirë ​​për vullnetin e lirë, për t’u shpalosur në një mënyrë autonome dhe të paparashikueshme.

Ndërsa Kanti e pa vullnetin e lirë si diçka përtej kohës dhe hapësirës dhe për këtë arsye në fund të fundit është një çështje besimi, Bergson u përpoq të ripërcaktojë konceptet moderne të kohës, hapësirës dhe rastësisë në konceptin e tij të kohëzgjatjes, duke krijuar hapësirë ​​për një martesë të prekshme të vullnetit të lirë me shkakësi. Duke parë kohëzgjatjen si një koncept të lëvizshëm, Bergson argumentoi se nuk mund ta kuptojmë kohëzgjatjen përmes analizës “të palëvizshme”, por vetëm përmes intuitës eksperimentale të personit./Konica.al

 

 

Cili është roli i shpirtit në filozofinë e Bergsonit? Si bashkëvepron me materien? Duke u nisur nga funksionet e ndryshme të kujtesës, Bergson përshkruan konturet e një natyre shpirtërore në lëvizje, e cila manifestohet në vetëdije, në kohëzgjatje, në jetë, në tërë universin.

Shpirtërorja është në buzët e secilit: një hulmtim për kuptim, nevojë për ngritje, për të fituar lartësi, për t’u larguar nga trupi dhe materia për të ngjitur shkallët drejt mençurisë… Por shpirtërorja në përgjithësi nuk do të thotë asgjë. Ajo perëndon në doktrina, shkolla dhe rryma që përpiqen të ngrenë realitetin e shpirtit në nivelin më të lartë.

Bergson u përpoq të ripërcaktojë marrëdhëniet midis shkencës dhe metafizikës, inteligjencës dhe intuitës, madje këmbënguli në domosdoshmërinë e rritjes së mundësisë së mendimit nëpërmjet përdorimit të intuitës, e cila, sipas tij, vetëm iu afrua një njohurie të jetës absolute. Për shkak të kritikës relative të inteligjencës, ai bën një përdorim të shpeshtë të imazheve dhe metaforave në shkrimet e tij me qëllim që të shmangë përdorimin e koncepteve.

 

 

Megjithëse nuk arriti të ngrinte një shkollë të filozofisë bergsoniane, ndikimi i Bergsonit ka qenë i konsiderueshëm. Ndikimi i tij ndër filozofë ka qenë më i madhi në Francë, por është ndier thellësisht edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, veçanërisht në veprën e William James, George Santayana dhe Alfred North Whitehead, një tjetër metafizikant i famshëm i shekullit XX./Konica.al

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen